Për të bërë çokollatën e famshme, ju duhen vetëm 3 përbërës
Sigurohuni të keni:

- 3 gota kokos pa ëmbëlsues

- Qumësht i kondensuar

- Rreth 400 ml çokollatë

(Përshtasni masat në varësi të asaj se sa “çokollata” ju duhen, por edhe duke parë sasitë me sy të lirë.)

Në një enë, përzieni kokosin me qumështin e kondensuar deri sa të krijohet një masë e trashë dhe ngjitëse. Me duar, formoni drejtkëndësha dhe vendosini shufrat e kokosit mbi një letër pjekjejve, në një tavë dhe më pas, lërini në ngrirje për 20 minuta.

Ndërkohë, prisni çokollatën në copa dhe vendosni 2/3 e saj për t’u shkrirë në mikrovalë ose banjo-mari.

Lëreni të shkrijë pjesërisht, më pas përziejeni derisa të jetë shkrirë plotësisht.

Shtoni dhe 1/3 e çokollatës së mbetur dhe vazhdoni të trazoni derisa të shkrihet plotësisht.

Kjo do të lejojë që çokollata të ketë një strukturë me shkëlqim dhe të vendoset në mënyrë korrekte mbi drejtkëndëshat me kokos.

Më pas, zhysni shufrat në çokollatën e shkrirë.

Duke përdorur një pirun, hiqni drejtkëndëshin nga çokollata e shkrirë. Me pirunin tjetër, hiqni çokollatën e tepërt dhe vendoseni ëmbëlsirën në një tavë me letër pjekjeje.

Lëreni të pushojë për pak kohë, ose vendosini për pak minuta në frigorifer dhe servirini te miqtë dhe familja!

Shtuar më 13/10/2020, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori