Për një zgjim të bukur filmash çdo mëngjes: 6 gjëra që duhet të bëni çdo mbrëmje!
1 – Hidratoni lëkurën

Ju ndoshta hidratoheni, por jo aq sa duhet. Nëse jeni duke vënë locion hidratues, pasi e ndjeni fytyrën ekstremisht të thatë, ose si “kore”, jeni pak me vonesë!

Bëjeni zakon që të vendosni kremin hidratues menjëherë sapo dilni nga dushi, ose pasi lani fytyrën. Konsultohuni me dermatologun ose farmacistin për tipin e kremit që ju nevojitet.

2 –Përdorimi i serumeve

Serumet nuk janë një pjesë e paevitueshme e kujdesit të lëkurës, sikurse është për shembull kremi mbrojtës ndaj diellit. Sidoqoftë, ata janë të rëndësishëm për t’ju dhënë atë “shkëlqimin ekstra”, që të gjithë e duam.

Diçka që mund të bëni, përveç aplikimit të serumit në fytyrë, i cili është opsional, është trajtimi i vetullave dhe qerpikëve me një serum rritjeje dhe forcimi. Sigurohuni që të blini produkte të sigurta dhe të testuara në mjekësi.

3 – Kushtojini pak vëmendje syve

Sytë e fryrë me rrrathët e zinj janë një temë e ndjeshme për shumë gra, por s’ka pse të jetë kështu.

Zgjidhni kremrat ose trajtimet e duhura dhe nëse mendoni se ato nuk funksionojnë, provoni një miksim tuajin me aloe vera, vaj jojoba, mjaltë etj.

4 – Maska

Për disa është krijuari deja se maskat e flokëve, fytyrës etj janë thjesht një tjetër truk bukurie i padobishëm, apo jo? Kjo është e gabuar.

Pa dyshim, industria e bukurisë është e mbingarkuar dhe ka edhe produkte të gabuara, por ka edhe shumë të tjera që vërtetë do t’ju vijnë në ndihmë.

Përzgjidhni maskat që ju përshtaten dhe përdorini të paktën 1-3 herë në javë.

5 - Ca gllënjka para gjumi

Asgjë nuk thotë anti-plakje si një gotë me ujë ose një filxhan çaji bimor para gjumit! Mbajeni mend mirë këtë!

6 – Krijimi i një orari të rregullt gjumi

E fundit dhe në fakt, më e rëndësishmja është rregullimi i orarit tuaj të gjumit. Kjo bën të ndiheni më të shplodhur në mëngjes, ndjesi që sigurisht do të tregohet edhe në paraqitjen tuaj.

Një gjumë i mirë ju ndihmon gjithashtu në aspekte të tjera të jetës, duke ju bërë më produktiv dhe më të vëmendshëm.
Shtuar më 01/12/2020, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori