Për këto 8 gjëra s'duhet të kurseni asnjëherë
Pëlqej
Të përpiqesh të kursesh nuk ka asgjë të keqe, por janë disa gjëra për të cilat është më mirë të shpenzosh pak më tepër, pasi mirëqënia juaj varet nga kjo gjë.

E mira është të hiqni dorë nga disa shpenzime të panevojshme dhe të shpenzoni për gjëra të domosdoshme. Ja një listë e gjërave për të cilat nuk duhet të kurseni as në periudhat më të vështira financiare:


Këpucët
“Unë nuk jam i pasur për të blerë gjëralira”, -ka thënë Baron Rothschild. Është më mirë që të keni një palë këpucë të mira, sesa dy palë të lira, të cilat do t`ju dëmtojnë këmbët pak ditë pasi t`i vishni. Këpucët e lira shkaktojnë lodhje, probleme me qarkullimin e gjakut, me kyçet, me venat etj. Kështu që paratë që do të shpenzoni për trajtimin apo kurimin e këmbëve do të jenë më shumë sesa ato që do t`ju duheshin për të blerë një palë këpucë të mira.

Veshmbathjet
Sa më afër me trupin të jetë veshja, aq më e shtrenjtë duhet të jetë. Prandaj nuk duhet të bleni kurrë veshmbathje të lira. Sigurohuni që materiali i tyre të jetë i mirë, pasi kjo gjë ndikon direkt në gjumin tuaj. Veshmbathjet e lira mund të jenë të parehatshme, t`ju irritojnë lëkurën si dhe mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Xhinset
Një investim i rëndësishëm janë xhinset e mira. Xhinset duhet të jenë prej një materiali të mirë, i cili nuk do të shkaktojë reaksione alergjike. Xhinset e mira zgjasin edhe më shumë dhe mund t`i përdorni për disa vite.

Dhëmbët
Edhe pse çmimet për trajtimin e dhëmbëve janë të kripura, kjo gjë nuk duhet anashkaluar. Dhëmbët e bukur rrisin edhe vetëbesimin. Rekomandohet vizita te dentisti të paktën 2 herë në vit dhe mos u kurseni kur bëhet fjalë për një dentist të aftë, por pak të shtrenjtë.

Çokollata
Çokollata e zezë është e mirë për shëndetin, por vetëm kur është cilësore. Çokollatat e lira mund të përmbajnë yndyrna të rrezikshme.

Telefonat ose pajisjet e tjera elektronike
Telefonat ose pajisjet elektronike janë gjëra që blihen rrallë dhe është mirë që të blihen cilësore, pasi do t`ju duhen për një kohë të gjatë.

Alkooli
Alkooli i lirë mund t`ju shkaktojë probleme serioze për shëndetin, prandaj shpenzoni pak më shumë, por pa e tepruar me konsumimin e tij.

Siguria
Shumë njerëz nuk preferojnë të shpenzojnë për sigurinë e shëndetit, makinës apo shtëpisë, pasi ju duket shpenzim i tepërt. Por nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, prandaj duhet të mendoni gjithmonë për të ardhmen dhe sigurinë e saj.
Shtuar më 15/05/2018, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori