Pavarësisht vitit, këto ngjyra do të jenë gjithmonë në modë në vjeshtë (FOTO LAJM)

Bezha

Vjeshta karakterizohet nga nuancat shumëngjyrëshe të gjetheve të rëna. Tonet e portokallisë, kafes dhe të verdhës... ka diçka kur i sheh ato ngjyra që menjëherë të bëjnë të mendosh për stinën e vjeshtës.

E njëjta gjë vlen edhe për rrobat.

Si për çdo stinë vjeshte që kemi lënë pas, edhe për sezonin Vjeshtë/Dimër 2020, duket se ngjyrat që do të mbizotërojnë do të jenë në tonet e së bardhës, bezhës karamel, blusë së thellë dhe grisë. Janë disa ngjyra klasike, që sipas Who What Wear, janë gjithmonë “in” në vjeshtë.

Këto ngjyra, përveç faktit që mund të kombinohen mirë me njëra-tjetrën, mund t’i kombinoni edhe me ngjyra më të ndritshme e më të gjalla, pa asnjë problem.

Më lart mund të shihni pesë ngjyrat klasikevjeshtës, të cilat i kthejmë vit pas viti.
Shtuar më 22/09/2020, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori