Patatja e rekomanduar edhe për flokët
Pëlqej
Asnjëherë nuk do na shkonte ndër mënd se edhe lëkura e patates, do të ishte një aleate e fortë për shëndetin tonë. Në sajë të kërkimeve është arritur në rezultatin se lëkura e saj është me vlera ushqyese.

Vetëm lëkura e një patateje të madhësisë së grushtit, ofron gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të fibrave të tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitamines C.

Patatja është po e mirë për flokët, teksa me të mund t’i hiqni thinjat në menyre natyrale. Lëkurën e patates ziejeni në ujë për 30 minuta dhe lereni të ftohet. Këtë ujë shfrytezojeni për t’i shperlarë flokët pas shampos dhe gradualisht do t’i errësojë thinjat tuaja. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori