Interi nuk fal, mban gjallë shpresat për titull (VIDEO)

Interi ka arritur një sukses të rëndësishëm në transfertën kundër Kaljarit , me zikaltërit që kanë fituar me rezultatin 1-3.

83 pikë Milani, 81 Interi, në javën e fundit, kuqezinjtë vizitojnë “Mappei Stadium” për të marrë minimalisht një barazim ndaj Sassuolos, zikaltërit presin Sampdorian në shtëpi.

Skenar i jashtëzakonshëm fundi i këtij sezoni në Serie A ku nuk regjistrohej prej kohësh një garë e tillë për titullin.

Interi i përgjigjet Milanit me një fitore të lehtë 3-1 në ishullin e Sardegna-s ndaj Cagliarit, tashmë shumë pranë rrëzimit në Serie B.

Nuk lejon skuadra e Inzaghit që kuqezinjtë të festojnë përpara kohe pasi mbylli një ndeshje që në letër konsiderohej e komplikuar por me dy golat e Martinez dhe rrjetën e Darmian, mban në lojë Interin që matematikisht shpreson ende.

90 minutat e fundit të Serie A do të heqin edhe hijet më të vogla të dyshimit për skuadrën që do të kurorëzohet kamoione e Italisë poër sezonin 2021-2022.


Shtuar 15.05.2022 22:44

Tags: