Pastroni furçat e make-upit me këtë hile të thjeshtë
Pëlqej
Nuk besojmë se është e nevojshme t’ju pyesim se sa shumë përtoni t’i pastroni furçat e grimit. Ndonjëherë kujdesi për t’i mbajtur të pastra ju ha më shumë kohë se edhe vetë procesi i vendosjes së make up- it.

Për këtë arsye ne po ju tregojmë një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë të pastrimit, që nuk ka për t’ju marrë më shumë se 3 minuta nga jeta juaj.

Çfarë ju duhet?

Shampo

Një gotë

Ujë

Një mal me fuça make up- i

Si ta bëni?

Si fillim mbushni gotën me ujë dhe tretni në të pak shampo. Vendosni në gotë të gjitha furçat e papastra të make up- it dhe pothuajse mbaruat.

Gotën në fjalë futeni në mikrovalë për rreth 1- 2 minuta. Kështu nxehtësia do të bëjë heqjen e fondatinës dhe dezinfektimin.

Kur të keni mbaruar shplani furçat me ujë të ftohtë dhe lërini të thahen ku të dëshironi.

A mund të ishte më e thjeshtë se kaq?!

Kjo recetë vlen edhe për sfungjerin me të cilin përhapni fondatinën, kështu që provojeni dhe na falenderoni më vonë!
Shtuar më 18/07/2018, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori