Pastiçe me kos, vezë dhe djathë
Përbërësit (për 3 – 4 persona)

Makarona, 250 gr
Veze, 4 kokrra
Kos, 3 kuti
Djath i bardhë, 200 gr
Vaj ulliri, 6 lugë gjelle
Gjalp, një lugë gjelle

Përgatitja

Marrim makaronat dhe i vëmë për ti zjerë. Makaronat do ti lëmë për ti zierë shume pak, vetëm 3 minuta nga momentin që ato janë zhytur të gjitha në ujë dhe fillojne të ziejnë. Do ti heqim nga zjarri i kullojme në një kullesë dhe i hedhim në tavë duke i hedhur dhe perzier me pak vaj që të mos ngjiten.

Marrim vezet, i rrahim pak sa të shpërbëhen të gjitha në një masë, kosin e trazojme pak që të mos ngelet në copa dhe e hedhim së bashku me djathin dhe vajin në enën e vezëve, i trazojmë të gjitha bashkë dhe këtë masë e hedhim mbi makarona duke e trazuar që makaronat ta marrin mire të gjithe masën.

Marrim gjalpin dhe e hedhim sipër mbi makaronat. I fusim në furre në temperaturën 200 gradë dhe e leme për 45 minuta ose deri sa te skuqet siper ( kjo varet gjithmonë nga soba ). /artiigatimit/

Shtuar më 16/09/2017, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori