FOTO/Lanë pas dy fëmijë, ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në rrugën Librazhd-Prrenjas

Arjan Yze dhe Majlinda Yze janë çifti i bashkëshortëve nga Devolli  që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në “Librazhd-Prrenjas”.

Viktima 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përruan e e Lengajcës mbrëmjen e djehsme, ndërsa sot është bërë e mundur gjetja e makinës.

Makina ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qershitë” dhe ka rënë përroin e “Lingajcës”.

Sipas familjarëve dhe burimeve të policisë, çifti ka qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00,më pas është shkëputur telefonata.

Kanë qënë familjarët që kanë lajmëruar policinë dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit  Pishkash-Përrenjas.

Nuk dihen shkaqet e daljes nga rruga. Do të jenë hetimet që do të zbardhin shkaqet e aksidentit ku humbën jetën Arjan Yze dhe Majlinda Yze.

/albeu.com/