Pas moshës 45-vjeç, rritet lumturia
Sipas një studimi të fundit, sa më shumë plakemi, aq më shumë rritet lumturia në jetën tonë edhe pse cilësia fizike është në rënie të vazhdueshme.

Studimi i kryer nga Universiteti i Warwick (Angli) dhe i publikuar nga ‘Daily Mail’ mbështet edhe studime të mëparshme sipas të cilave rreth moshës 45-vjeçare lumturia arrin pikën më të ulët në jetën e njeriut, por pas kësaj moshe vjen gjithmonë në rritje niveli i kënaqësisë.

Kërkuesit kanë marrë në shqyrtim dhe kanë analizuar stilin e jetës dhe shëndetin e mbi 10 mijë personave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata vlerësuan cilësinë e jetës duke përdorur tetë faktorë të ndryshëm përfshirë këtu shëndetin e përgjithshëm, funksionin social dhe shëndetin mendor.

Dr. Saverio Stranges, udhëheqësi i studimit, thotë se lumturia rritet me kalimin e viteve sepse njerëzit mësojnë të përballojnë vështirësitë më mirë se sa të rinjtë.

“Cilësitë fizike është e natyrshme që bien, por lumturia rritet sipas përfundimeve tona”, thekson Stranges. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori