Çfarë janë njollat e bardha që gjenden në lëkurë

Tinea versicolor është një infeksion mykotik që shkakton njolla të vogla të zbardhura në lëkurë. Shfaqet si pasojë e një myku që ndodhet në lëkurën tonë normalisht, kur niveli i tij rritet jashtë normave.

Estetikisht, infeksioni duket si një humbje e pigmentit dhe formon njolla të bardha në lëkurë, të cilat në disa raste mund të shkaktojnë kruajtje.

Më së shpeshti prek të rinjtë, ndërkohë që moti i lagësht dhe djersitja nxisin shfaqjen e tij.

Ende nuk dihet pse disa njerëz janë më të prirur ndaj kësaj se të tjerët. Nuk është në mënyrë konvencionale ngjitëse pasi duhet të jeni të prirur ndaj akumulimit të mykut.

Gjithashtu është vënë re se disa njerëz që marrin tableta për të ulur sistemin e tyre imunitar, si p.sh. steroidet, do të jenë më të prirur ndaj infeksionit.

Lajmi i mirë është se gjendja është më shumë bezdisëse sesa shqetësuese nga ana shëndetësore.

Pas vizitës me mjekun dermatolog dhe rezultatet e kulturës, pacienti merr trajtimin e rekomanduar, në varësi të të përhapjes apo simptomatve si skuqja. Për një zonë të vogël, një krem antimykotik do të funksionojë. Nëse është në zona më të përhapura do të merrni medikatemte kundër mykut, e shoqëruar me ndonje shampo specifike./


Shtuar 7.09.2023 14:51