Pas 50-vitesh, Pashkët festohen edhe në Kubë
Qeveria komuniste e Kubës e ka shpallur “të Premten e Madhe të Pashkëve” ditë festive, pasi për një gjë të tillë bëri kërkesë Papa Benedikti XVI gjatë vizitës së fundit në ishull.

Qeveria tha se presidenit Raul Kastro mori vendimin pas “suksesit të vizitës së jashtëzakonshme”.

Në vendim thuhet se më vonë do të vendoset nëse ajo do jetë festë e përhershme publike.

E Premtja e Madhe është dita kur katolikët shënojnë vdekjen e Krishtit, si pjesë qendrore e festës së Pashkëve.

Kjo është hera e parë që njihet si festë publike në Kubë, që nga vitet 60, kur festat fetare nuk shënoheshin zyrtarisht, raporton REL.

Raportet mes shtetit komunist dhe kishës janë përmirësuar në vitet e fundit dhe liderët katolikë kanë ndërmjetësuar me sukses në lirimin e të burgosurve politikë.
Shtuar më 01/04/2012, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori