Aksident fatal në Greqi, vdesin nëna dhe babai, rëndë fëmijët

Një aksident fatal ka ndodhur pak më parë në Selanik të Greqisë me dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. Mediat greke raportojnë se makina me katër persona Brenda është përplasur nga një kamion duke shkaktuar tragjedinë.

Raportohet se në makinë ndodheshin nëna dhe babai, të cilët kanë vdekur në vend, kurse dy fëmijët janë transferuar në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Nga të dhënat paraprake mësohet se makina kishte targa rumune, por nuk dihet ende identiteti i personave që po udhëtonin në të. /albeu.com


Shtuar 16.08.2023 13:51