Pamjet e "tmerrshme" të Shqipërisë (FOTO GALERI)

Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.

Kështu shkruan gazeta italiane La Repubblica në një shkrim ku janë paraqitur një set fotosh nga disa vende të Shqipërisë, të cilat duken të mjeruara maksimalisht.

“Është si një Scampia shqiptare, ku nuk hyn dhe nuk del”. Këto i thotë Stefano">Stefano Morelli">Morelli, autor i këtyre fotove të tmerrshme.

Jemi në Institut, një geto në lagjen e shkatërruar të Kodër Kamzës, në periferi të Tiranës. 200 metra larg Universitetit, ku vajtje-ardhjet e studentëve dhe profesorëve flasin për një normalitet të rikthyer. Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte për studentët e agronomisë.

Në këto korridore- të errët për disa orë të ditës- jetojnë si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve.

Mes banorëve të Institutit, ka persona që kanë emigruar nga Kosova dhe nga fushata e viteve ‘90, kur Tirana, e menduar për 300 mijë banorë, u pushtua pa asnjë rregull urban. Më shumë megjithatë janë ata që janë arratisur nga varfëria e veriut. Dhe nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni.

“Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten”, shpjegon Stefano">Stefano Morelli">Morelli. Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur shkruan La Repubblica.
Shtuar më 17/05/2012, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori