Pamje perfekte pa shpenzuar kohë me grimin
Pëlqej
Trendi më i ri në këtë sezon është që të dilni pa grim. Shumë femra do të hezitonin, pasi lëkura e tyre ka nevojë për tu grimuar, ndaj këshillohet që kujdesi të jetë i vazhdueshëm.

Kjo mund të arrihet nëse pini shumë ujë dhe të flini të paktën 7 orë. Pastrojeni fytyrën para se të flini dhe lyejeni me krem që nxit prodhimin e kolagjenit. Ndërsa në mëngjes aplikoni një krem hidratues me SPF 30. Një tjetër kriter është që ne të kujdesemi për flokët tanë.

Nëse nuk keni vendosur fare grim, flokët duhet të jenë në gjëndjen e tyre më të mirë. Përpos flokëve, dhëmbët janë një tjetër detaj që bien në sy. Kur nuk keni vënë buzëkuq, dhëmbët e bardhë dallohen më lehtë. Ngjyra tek thonjtë tregon se i keni kushtuar vëmëndje detajeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori