Pak ditë nga "Hëna e Plotë e Ujkut", astrologia shpjegon pse duhet të kemi kujdes
Hëna e parë e plotë e vitit është e njohur në shumë kultura edhe si Hëna e plotë e Ujkut dhe sipas parashikimeve të deritanishme do të shfaqet në qiell më 28 janar.

Duke qenë se shumica prej nesh i besojnë sadopak horoskopit, kemi edhe kuriozitet për të kuptuar më shumë përse ka marrë këtë emër dhe a ka gjasa që të ndikojë tek ne.

Sipas tyre, energjia që ajo përçon nxjerr më në pah emocionet tona dhe shkakton ndryshime të humorit. Prandaj gjatë një Hënë të Plotë jeni më shumë të prirur për të qenë të dhunshëm dhe agresivë. Të tjera studime thonë se Hëna e Plotë disa njerëz i lë pa gjumë. Por a ndodh kështu edhe me Hënën e Ujkut?

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, astrologia Esmeralda Petrela tregoi çfarë është ky fenomen i çuditshëm.

Hëna e Plotë e Ujkut është hëna e plotë në shenjën e Luanit, sepse jemi në sezonin e Ujorit dhe hëna e plotë ndodh gjithmonë në shenjën e kundërt të shenjës ku është dielli.

Domethënë dielli tani është në Ujor, hëna e plotë del në shenjën e kundërt, në Luan. Edhe quhet Hëna e Ujkut thjeshtë sepse vendasit amerikanë edhe europianët mesjetarë, kanë vënë re, pasi në këtë periudhë kishte më pak ushqim, ujqërit ulërinin, ose rënkonin më shumë. Ndaj edhe quhet Hëna e Ujkut.

Kjo ndikon te emocionet, te dashuria, te iracionaliteti. Hëna e plotë ndodh në shenjën e Luanit dhe ai është shenja e zemrës, e pasionit dhe e shpreh. Njerëzit fillojnë tani t’i grumbullojnë më shumë emocionet brenda vetes së tyre dhe nuk mund të bëjnë ndryshe vetëm se të shprehin”, sqaroi astrologia e njohur.
Shtuar më 25/01/2021, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori