Pacientja me kancer të mitrës: Mos e injoroni kurrë këtë shenjë
Kanceri i mitrës është lloji i katërt i kancerit më i përhapur tek gratë në të gjithë botën, megjithatë shumë pak i dinë simptomat.

35-vjeçarja Faith Caton u diagnostikua me kancer kur po përpiqej bashkë me bashkëshortin që të lindnin një fëmijë.

“Asnjëherë nuk ishte përmendur fjala kancer – deri në momentin që u zbulua masa tumorale”, tregon ajo.

Ekspertët thonë se kanceri i mitrës është lehtësisht i trajtueshëm nëse kapet herët dhe shenja më e zakonshme e tij është çrregullimi i ciklit menstrual.

Shumica e rasteve me kancermitrës shfaqen tek gratë që kanë hyrë në menopauzë, megjithatë nuk përjashtohen as më të rejat.

Faith vuante nga endometrioza dhe duhej t’i nënshtrohej një procedure rutinë për periodat e çrregullta.

“Të gjithë ishin të shokuar, përfshirë edhe gjinekologia”, tregon ajo.

Kanceri kishte avancuar, prandaj Faith duhej t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e masës tumorale, si dhe trajtimit me rreze dhe kimoterapisë.

Edhe pas përfundimit të trajtimit rraskapitës, problemet për të vazhdonin. Po vuante nga depresioni dhe problemet me zorrët.

Para kësaj eksperience të dhimbshme, Faith tregon se nuk dinte asgjë për kancerin e mitrës.

Disa nga shenjat më të përhapura të kancerit të mitrës, përveç gjakderdhjes së papritura vaginale, janë:

Gjakderdhja pas menopauzës
Gjakderdhje para apo pas ciklit menstrual
Gjakderdhje pas aktit seksual
Perioda shumë të çrregullta

Gjakderdhje të shumtë gjatë periodave, nuk menaxhohen as me ilaçe
Sekrecione vaginale të ujshme ose me gjak, shkruan Shendeti +.

Jo në të gjitha rastet periodat e çrregullta paralajmërojnë për kancermitrës, gjithsesi është mirë të flisni me mjekun për simptomat që keni. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori