Oslo, qyteti më i shtrenjtë në botë
Një studim i fundit, i kostove të hoteleve, taksive, restoranteve, muzeve dhe të gjithë aktiviteteve të tjera që realizojnë turistët, zbuloi se cilat janë 15 destinacionet më të shtrenjta në botë

Kriza botërore ekonomike ka sjellë një ulje të ndjeshme të çmimeve të hoteleve dhe resorteve turistike, duke e bërë vitin 2012 një vit të përshtatshëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë dhe të shikojnë vende të reja. Megjithatë, ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk janë metropolet botërore dhe destinacionet kryesore turistike ato që po vuajnë më shumë, ndërsa çmimi ka pësuar rënien më të madhe në ato shtete ku turizmi përbën aktivitetin kryesor ekonomik.

Një studim i fundit, i kostove të hoteleve, taksive, restoranteve, muzeve dhe të gjithë aktiviteteve të tjera që realizojnë turistët, zbuloi se cilat janë 15 destinacionet më të shtrenjta në botë.

Londër
Kryeqyteti i Britanisë është një prej vendeve më të shtrenjta në botë dhe një lajm i keq për të gjithë ata që duan ta vizitojnë është se gjatë krizës botërore të viteve 2009-'11, Londra ka lënë pas gjashtë metropole të tjera me shtrenjtësinë e saj.

Nju Jork
I njohur për Mannhatanin, rrugët shumëngjyrëshe, restorantet e shumëllojshme dhe diversitetin kultutor, Nju Jorku mbetet një prej qendrave më të shtrenjta në botë, ndonëse kriza e dollarit e ka zbritur atë në vendin e 14, prej vendit të gjashtë.

Luksemburgu
Për të vizituar qytet-shtetin e ndodhur midis Francës, Belgjikës dhe Gjermanisë, duhen xhepa të fryrë me para. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Luksemburgu krenohet me standardin më të lartë të jetesës në botë dhe kjo bën që të gjitha çmimet të jenë "të një bote tjetër".

Paris
Kryeqyteti i dashurisë ka zbritur për herë të parë pas shumë vitesh nga dhjetë vendet më të shtenjta të botës, duke vuajtur rëndë krizën e euros, por ekspertët paralajmërojnë se kjo do të zgjasë për shumë pak, prandaj të gjithë ata që nuk e kanë vizituar, kanë shansin më të mirë për ta bërë sa më shpejt.

Shtuar më 04/04/2012, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori