Omëletë me bizele, makarona dhe patate
Pëlqej
Përbërësit
250 gr spageti
100 gr bizele
2 domate
1 patate (e madhe)
2 thelpi hudhër
1 tufë majdanoz
4 kokrra vezë
50 gr djathë (i grirë)
30 ml vaj ulliri
pak spec i kuq

Përgatitja:
1
Ziejini spagetit në ujë të bollshëm të kripur.
2
Ndërkohë, zieni bizelet në një enë. Qëroni patatet, lajini dhe ndajini në kube dhe më pas shtojini tek bizelet.
3
Fusni domatet për 2 minuta në ujë që zien, qërojini dhe prijini në copa të vogla.
4
Kullojini perimet dhe skuqini në tigan me pak vaj ulliri, më pas shtoni domaten dhe hudhrat e shtypura.
5
Lërini të gatuhen për disa minuta.
6
Thyejini vezët në një tas të madh, shtoni majdanozin e grirë, djathin e thërrmuar, specin e kuq, pak kripë dhe një sasi të mirë piperi. Rrihini mirë me pirun.
7
Kulloni makaronat dhe shtojani përzierjes së mësipërme.
8
Përziejini mirë dhe hidheni në tigan me perimet, mbulojeni dhe lëreni të gatuhet nga të dy anët. Shërbejeni këtë omëletë të nxehtë. /shije.al/
Shtuar më 23/09/2017, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori