“Leao nuk preket”, Milani “i përplas” derën në fytyrë anglezëve të Chelsea

“Leao nuk preket”, kështu është hapur “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, pas zhurmës së madhe mediatike për një kalim të sulmuesit në Premier League.

Chelsea është klubi i interesuar, por që ka vetëm një zgjidhje për ta transferuar MVP të sezonit të shkuar në Serie A.

Klauzola e lirimit është 150 milionë euro dhe vetëm kështu Milani nuk ka çfarë të bëjë për ta penguar Leaon.

Për momentin kampionët e Italisë i kanë kthyer përgjigje negative londinezëve për të negociuar dhe kanë në plan ta bindin Leaon të rinovojë, dy vite para përfundimit të kontratës.


Shtuar 24.08.2022 10:09