Numëro nishanet në trup, sëmundjet që paralajmërojnë
Personat me më shumë se 11 nishane në njërin krah, janë më të rrezikuar se të tjerët ndaj kancerit të lëkurës apo melanomës.

Ekspertët kanë vënë re se numërimi i nishaneve në krahun e djathtë mund të përbëjë një tregues të mirë për numrin e plotë të tyre në të gjithë trupin dhe nëse ky i fundit është mbi 100, atëherë rreziku ndaj sëmundjes frikësuese është 5 herë më i lartë se normalja.

Studimi i publikuar nga revista britanike e dermatologjisë, përdor të dhënat e përftuara nga mbikqyrja e mbi 3.000 binjakëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku melanoma prek më shumë se 13.000 persona çdo vit.

Ndërkohë prej kohësh mjekët kanë vënë alarmin për nishaët që marrin ngjyrë të kuqe pasi duhen kontrolluar me kujdes. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2019, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori