Ndonëse mund t'ju duket e pabesueshme, por një person këmbën e tij e ka përdorur si një
abazhur. Pas një aksidenti që i ndodhi kur ishte me mikun e tij, tashmë ai do që këmbën e tij ta ruajë si një kujtim mjaft të keq.
Leo Bonten pësoi një aksident tek një mik i tij gjatë gatimit në zgarë, ku rrëshkiti në një pishinë dhe pësoi një enjte të këmbës. Këmba e tij duhej të pritej, teksa mjekët nuk gjetën kurën e duhur.
Plot 2 vite ai luftoi për të pasur këmbën, por edhe operacionet nuk e shpëtuan. “Këmba ime është pronë e imja. Dëshiroja që ajo të ishte me mua. Kur njerëzit mund të mbajnë veshkat e tyre në kavanoza, apo hirin e të vdekurit ta përdorin për tatuazhe, unë nuk shoh asgjë ndryshe në rastin tim”, ka thënë ai.
Këmba e tij tani gjendet në një cilindër e rrethuar me disa hekura, ku sipas Leos, simbolizon “skllavërimin” e këmbës. Për ironi të fatit, ai e përdor si
abazhur dhome. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014,
ora 18:54