Nuk po dalloni më ditën nga nata, çfarë duhet të bëni që të flini qetë
Teksa po qëndroni në shtëpi, tashmë mund të kenë filluar edhe problemet me gjumin dhe nuk po mund të arrini të dalloni ditën nga nata.

Për të shmangur këto shqetësime, në do ju sjellim disa sugjerime lidhur me ushqimet por jo vetëm, për një natë të mirë dhe të qetë.

Ushqime që duhen preferuar: Qumësht i ngrohtë me mjaltë, sallatë jeshile, mollë të pjekura.

Ushqime që duhen evituar: Mish i pjekur, sugot dhe ushqimet të vështira për t’u tretur, pasi edhe mëlçia duhet të pushojë gjatë natës.

Fitoterapia

Infuzion me bar blete, shporiz e bli: Në një filxhan me ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe bar blete, 5 gram gjethe bar shporizi dhe 5 gram gjethe bliri. Lërini në infusion për 5 minuta. Pini një filxhan në mbrëmje para se të flini.

Banjo e ngrohtë: Në vaskën e banjos derdhni 3 litra çaj të përbërë nga 100 gram lule portokalli, 15 gram gjethe dafine, 150 gram fara marene, 200 gram petale lulëkuqeje.

Shtuar më 07/04/2020, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori