“Kemi diçka për t’ju thënë”, detaje të reja për filmin e Luizit dhe Oltës priten së shpejti

Detaje të reja dalin në dritë ditë pas dite nga filmi i Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit.

Faqja zyrtare në Instagram e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një foto të re, ku shkruhet “Këtë të hënë kemi diçka për t’ju thënë”, dhe duket se ka lidhje me filmin, pasi përkon edhe logoja e “TopChannel Film” më sipër.

Mbase të hënën do kemi mundësi të njihemi me kastin ose me trailerin e filmit të shumëpërfolur.

Deri më tani dihet se filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket është frymëzuar nga frazat e përdorura në “Big Brother Vip”. Në baner ishte dhe një përshkrim i filmit ku mësohej se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhej në përshkrimin e filmit.


Shtuar 17.06.2023 09:53

Tags: , ,