Makina del nga rruga në Korçë, plagoset shoferja dhe dy të mitur

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Kamenicë në Korçë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy të mitur.

Ata janë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 3.07.2023 19:10