Nuk është legjendë, hudhra shëron sëmundjet në gjak
Pëlqej
Shumë njerëz e dinë që hudhra përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin.

Por në fakt pak e dinë se konsumimi i i hudhrës është ilac për sëmundjet e gjakut.

Alicina dhe substanca te tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në vazat apo enët e gjakut.

Hudhra lufton shumë apo shkatërron bakterie të ndryshme, mykra dhe viruse.

Hudhra e ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak.

Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit.
Por duhet të keni kujdes.

Të gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë.

Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e freskët.

Këshillë: Që mos t'ju mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori