Nuk është gjak, ja çfarë është lëngu i kuq në paketimin e mishit
Pëlqej
Kur blejmë mish të kuq, përfshirë dhe biftekë, shohim një lëng të kuq në fund të paketimit që ju keni menduar që është gjak. Megjithatë është zbuluar që nuk është gjak, por një proteinë, sipas Buzzfeed. Proteina i jep mishit dhe lëngut të tij, ngjyrën e kuqe dhe është shumë normal eta gjejmë në paketim.

Njëlloj si hemoglobina, ajo çon oksigjenin në muskujt e kafshëve sipas Neë York Times. Ajo ndryshon ngjyrën kur ekspozohet në ajër dhe nxehtësi, arsyeja që mishi bëhet kaf kur skuqet ose qëndron për shumë kohë në paketim.

Diçka tjetër për t’u ditur është që lëngu i kuq që del nga bifteku i papjekur mirë nuk është ajo që mendoni, por shkaktohet nga e njëjta proteinë. Biftekët ose burger-at që shërbehen të papjekur mirë nuk i ekspozohen nxehtësisë aq sa mishrat e pjekur mirë dhe kanë më shumë nga kjo proteinë. Kështu që herës tjetër që dikush do tronditet nga bifteku i pabërë mirë dhe lëngu i kuq në pjatë, mund t’i thoni të rrijë i qetë! /albeu.com/


Shtuar më 18/05/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori