Zbulohet pasuesi i Benzemas te Real Madrid

Ish-lojtari holandez Rene van de Kerckhoff ka folur për interesimin e Real Madridit për sulmuesin e PSV, Cody Gakpo.

“Kam një burim të besueshëm që më tha se Real Madridi po synon Cody. Ata e shohin atë si një zëvendësues për Karim Benzema. Në verë, Gakpo do të vendosë se ku do të vazhdojë të luajë. Mendoj se Spanja i përshtatet Cody-t më shumë se Anglia”, tha Kerckhoff.

Sulmuesi 23-vjeçar është i lidhur me PSV deri në verën e vitit 2026. Tarifa e transferimit të tij vlerësohet në 45 milionë euro.

Në Kupën e Botës 2022, Gakpo shënoi tre gola për Holandën. /G.D albeu.com/


Shtuar 13.12.2022 10:38