Nuk dini të bëni as një vezë? Mesoni si ta skuqni në mënyrë perfekte
Deri më sot mund të keni menduar se gjëja më e lehtë në botë është të bëni një vezë të skuqur, por të jeni të sigurt se dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Zakonisht, pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar të nxehin tiganin e vajin, të hedhin vezën, t’i hedhin asaj kripë ose jo, ta kthejnë nga ana tjetër e mbarojnë punë.

Por ja që skuqja e një veze nuk duhet të bëhet në këtë mënyrë. Sipas BonApetit, kjo nuk është një mënyrë e mirë për skuqjen e vezës. Duhet ta bëni këtë gjë tërësisht ndryshe, jo siç e keni bërë deri më tani.

Nëse do të bësh një vezë të shijshme, duhet të kesh parasysh disa truke:

E para është tigani: duhet të jetë i një madhësie të mesme dhe që nuk ngjit.

Hidh shumë vaj ulliri, në mënyrë që të mbulohet e gjithë sipërfaqja e tiganit.


Pasi të kesh nxehur tiganin dhe vajin, atëherë hidh vezën brenda. Nëse e do pak kërce, hidhi vaj të nxehtë vezës me lugë pa e kthyer. (Ki parasysh që veza ngjit në çdo tigan, nëse ai dhe vaji nuk janë të nxehtë.)


Kujdes: veza nuk duhet kthyer asnjëherë nga ana tjetër.

Shtuar më 17/09/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori