Norvegji, nëna mbyt vajzën live në Skype
Një nënë mbyti qëllimisht vajzën e saj të vogël në një kovë, ndërsa i dashuri "shijonte" aktin në një lidhje direkte nëpërmjet internetit në “Skype”.

Krimi i përbindshëm ka tronditur Norvegjinë, ku nëna vrasëse është quajtur simotra e Breivik, “mostra” që vrau 77 persona të pafajshëm në një ishull turistik gjatë verës.

E arrestuar pas provës së videos, 26-vjeçarja Yasmin Chaudhry pretendoi se nuk kishte si qëllim të vriste fëmijën 1-vjeçar, por vetëm t’i “jepte një mësim të mirë”, pasi nuk i bindej urdhërave të saj.

Ajo u shpreh fillimisht në spital se e bija kishte rënë në kovë aksidentalisht dhe fillimisht u la e lirë, pasi fatkeqësi të tilla midis të porsalindurve janë të njohura.

Megjithatë, pasi u arrestua kur “Skype” i ofroi videon policisë, norvegjezja pretendoi se ishte i dashuri i saj britanik ai që i kishte kërkuar që të vriste fëmijën.

Babai i vërtetë i foshnjes jeton në Pakistan, pasi ishte divorcuar nga norvegjezja. Ai e cilësoi veten si “thellësisht të tronditur dhe të skandalizuar”. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2012, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori