Një vend përfekt për bakteriet, kujdes nga sfungjerët
Ne të gjithë pothuajse përdorim sfungjerin e dushit për t’u larë. Na pëlqen dhe na duket sikur me të lahemi më mirë dhe na ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura nga trupi. Por në fakt a keni menduar ndonjëherë për rrezikun që na shkakton në lëkurë?

Dermatologët thonë se përdorimi i sfungjeritdushit nuk është aspak i këshillueshëm dhe aspak higjenik.

Matthew Knight nga fondacioni Knight Dermatology thotë se pas përdorimit të sfungjeritdushit, qelizat e vdekura të lëkurës mbeten te sfungjeri, duke hyrë në shtresat e saj të brendshme. Kur sfungjeri lihet mënjanë pas përdorimit, lagështia mbetet e mbyllur brenda saj, duke shkaktuar mikrobe të reja që rriten dhe kthehen në myk dhe kërpudha.

E gjitha kjo ndodh brenda pak orësh. Përveç kësaj, nëse përdorni sfungjerin pasi jeni depiluar , mund të sëmureni nga organizmat mikroskopikë që hyjnë në lëkurë, përmes çarjeve që shkakton depilimi.

Nëse preferoni të laheni me këtë sfungjer, pastrojeni mirë pas çdo larje.Ndërrojeni sfungjerin çdo muaj.
Shtuar më 22/12/2017, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori