Një "pjeshkë" i mori të dashurin, letra e vajzës bëhet virale në rrjet
E dashur perëndesha e bukur e Instagramit për të cilën më la i dashuri.

Është e vërtetë. Ai u nda nga unë për tu hedhur sa hap e mbyll sytë në krahët e tua dhe kjo më theu zemrën. Ama është gjithashtu e vëertetë që t’i i shkon më shumë atij pas fijes sesa unë.

Ai ishte një arush palestrato. Ndërsa unë një arush prej çokollate.

Ai nxehej me mua sepse unë nuk isha “e mirë mjaftueshëm” në kamping. Më vjen ende për të qeshur kur kujtoj se si nuk ja dal dot të futem as në çadër.

Mua më pëlqente të haja jashtë, por sigurisht ai nuk ishte dakord nëse për të nuk ishte “cheating day”. Ai kishte një rutinë shumë të kontrolluar, ndërsa unë isha spontane. Aij i pëlqente energjia pozitive megjithëse kurrë nuk e mora vesh se për çfarë e kishte fjalën.

Ama sidoqoftë unë nuk i vura në peshore diferencat tona, por ai e bëri.

Asnjëherë nuk kisha menduar se mund të tërhuiqesha nga një mashkull si ai. Ai ishte i bukur, shumë i gjatë, me muskuj dhe pak narcist duhet thënë. Nuk duhet të ma kishte ndjerë siç nuk ma ndjente fare për “masën muskulare” të tij. Ama mua më tërhiqnin tek ai vlerat, sensi i humorit dhe entuziazmi.

Ne gjithmonë bënim shaka me njëri- tjetrin lidhur me ndryshimet tona, ama këto lloj shakash u vjetëruan shpejt.

Ai më tha se ishte munduar prej kohësh ta bënte lidhjen tonë të funksiononte, por nuk kishte mundur. Ai tha se nuk kishte më nerva të përpiqej dhe se në një moment a në një tjerër ndarja do të vinte.

Unë refuzova. I thashë se më e mira ende nuk kishte ardhur.

Ai më kundërshtoi dhe unë e gjeta veten duke qarë në ndenjësen e pasme të makinës së tij. Ai e dinte që unë i urreja frazat klishe ama përdori pikërisht një frazë të tillë me mua.

“Nuk je ti, jam unë dhe kapaciteti im.”

Aty kuptova që çfarëdolloj gjëje të thoja nuk do të kishte aspak vlerë në një rast të tillë. Kështu që vendosa dhe bëra paqe me veten time.

Vendosa të kërkoj dhe të gjej dikë për vete, dikë që nuk e vret mendjen nëse unë bëj apo jo squats.

Ti sigurisht që je shumë e bukur. Ke ngjyrën perfekte, një pamje vrastare dhe flokë të magjishëm. Nëse dikush do të të vlerësonte, ti pa dyshim do të ishe një 10 me yll. Ndërsa unë përpiqem aq shumë dhe përsëri mezi kap një shtatë, ama ka raste në të cilat jam edhe një tresh. Nuk kam dyshime se ti je një njeri i mirë. Në një situatë tjetër do të thoja se një i panjohur është dikush me të cilin mund të bëheshe mik në një botë tjetër.

Këtë e them pa të keq, por unë kurrë nuk kam qenë fanse e blogereve të Instagramit që thonë se influencojnë tek të tjeret. Si mund të thotë dikush se influencon nëse nuk ka diçka të madhe për të dhënë?

Ama tani kuptoj gjithçka...

Ai gjithmonë u bënte like në Instagram vajzave si ti, që pozonin me të brendshme seksi dhe me bikini për të treguar format trupore. Ai gjithashtu pëlqente fotot e vajzave me tatuazhe dhe me piercings në gjithë trupin e tyre.

Pamja ishte e rëndësishme për të. Kur ai u nda nga unë përpara se të ikte më tha se nëse do ta shihja vitin tjetër so të ishte më i palestruar se atëherë.

Në atë moment u shtanga. Nuk po mendoja fare se si do të dukej ai vitin tjetër, ose javën tjetër. Vetëm doja që kjo të mos mbaronte. Po mendoja si ta rregulloja.

Ama nuk kishtë zgjidhje, kështu që përfundova duke qarë e me në sfond këngën e Dolly Parton “Jolene”.

Isha aq konfuze, e mbushur me zhgënjim. Përpiqesha të gjeja tek vetja të gjitha gabimet që kisha bërë.

E gjeta veten duke thënë se po të kisha shkuar në palestër ndoshta ti do të më doje. Se ndoshta po të bëja grim ti do të më doje akoma më shumë.

Përgjithësisht ne vajzat gjithmonë fajsojmë veten kur një marrëdhënie mbaron. Unë kisha pafund pengje lidhur me tonën.

Më vjen inat për të gjithë herët kur mendova t’i futem palestrës për ta bërë atë të më dojë.

Ama ai sërish ngelet një ndër njërzit e mi të preferuar, ndaj për këtë vazhdoj t’i uroj gjithë të mirat e kësaj bote..."
Shtuar më 11/02/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori