Plagosi dajë e nip, vetëdorëzohet autori

Është vetdorëzuar në polici Aurel Shurbi, autori i plagosjes që ndodhi mbrëmjen e së martës në Kurbin.

Si pasojë e të shtënave, të martën mbrëma mbetën të plagosur dajë e nip.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës. Ndërsa të plagosur kanë mbetur daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Paraprakisht dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal, ndërsa dy të plagosurit morën plagë në këmbë. Ata ndodhen në spitalit e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 6.05.2020 06:46