Një letër për vjehrrën time: Faleminderit që më dhe një mundësi të dytë
U ndava nga djali yt nga burri im që në 1988-ën. Ishte viti që ai pësoi një dëmtim në tru. Vendosa të largohem prej tij. Nuk ishte kurrë ai me të cilin isha martuar. Nuk patëm martesë të lumtur. Në mes ishte vajza jonë. Ishte gjashtë vjeçe në atë kohë dhe unë duhej të mendoja për vete dhe për të. Më duhej të punoja, të ndiqja karrierën time që të mund të mbaja vajzën dhe veten.

Ti më the që s`do ma falje kurrë këtë që bëra dhe nuk të fajësova. Edhe unë do isha ndjerë njësoj si ty nëse fëmija im do kishte pësuar një fatkeqësi të tillë dhe do kishte humbur gjithçka. Ju ktheva shpinën dhe nuk fola me ju për disa vite.

Eca përpara, vazhdova punën, mora një shtëpi larg jush. Mirëpo çdo takim me burra të tjerë po më bënte të ndihesha keq. Ndihesha gjithmonë e më shumë në faj. Si mund të mos e vrisja mendjen kur kisha lënë një burrë të sëmurë, pa grua, pa fëmijë, pa punë dhe pa asgjë. Ndjenja e fajit më çoi në depresion. Po ndihesha e burgosur për shkak të vendimeve që kisha marrë dikur. Unë kisha si shpëtim vajzën, kurse shpëtimi i djalit tënd ishe ti. Një grua në pension, 60 vjeçe, e ve që u kujdese për të çdo ditë, çdo natë. Po të mos ishte për ty, ai s`do kishte jetuar. Ti bëre atë që çdo nënë do kishte bërë.

Disa kohë pas ndarjes ne të dyja u takuam në një dasmë dhe folëm sikur të ishim parë çdo ditë. Asgjë s`kishte ndryshuar. Dalëngadalë nisa të bëhesha gjithmonë e më shumë pjesë e djalit tënd. Shkuam të dy me pushime. Të dy s`kishim mundur të shkonim gjatë këtyre viteve. Ai ngaqë nuk mundej fizikisht, kurse unë psikologjikisht. U martuam sërish të dy në 2012-ën. Ti i meriton këto ditë paqeje dhe unë jam tashmë kujdestarja e tij kryesore. Vajza jonë është gjithashtu e qetë që i ati është në duart të sigurta.

Dua të të them faleminderit që u kujdese për të, që i gatove, që e lave. E di që je lodhur se dhe unë po lodhem. E ta mendosh që jam akoma shumë e re.

Mbi të gjitha dua të të them faleminderit që më dhe një mundësi të dytë për të më rifutur në shtëpinë tënde. Uroj që të jesh duke më falur për gjithë vitet që mungova./Tirnapost/
Shtuar më 14/07/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori