Një lajm i mirë për ata që pëlqejnë të udhëtojnë
Të udhëtosh të hap mendjen dhe e bën për motive të ndryshme.

Udhëtimi rrit kreativitetin

Një studim i fundit tregon se udhëtimi rrit kreativitetin, fleksibilitetin njohës dhe thellësinë e mendimit. Dhe kjo ndodh pasi ndryshojmë mënyrën e të parit të gjërave, situatat marin një tjetër dritë.

Të forcon identitetin

Të udhëtosh të ndihmon të njohësh më mirë veten e të forcosh identitetin tënd.

Kështu thotë një studim i universitetit të Southern California dhe që mund ta vëmë re sa herë që kthehemi nga një udhëtim. Ndjesia e menjëhershme është që ndihesh më e fortë dhe e vetëdijshme për veten dhe rrugën e jetës.

Rrit besimin tek të tjerët

Shpesh i mbyllur në mikrokozmosin tonë të ndërtuar nga vendet e zakonshme dhe të njëjtët persona, rrezikon të hyni në një rreth vicioz përbërë nga limitet mendore.

Të shohësh këto vende me sytë e tu e të takosh të panjohur duke jetuar me bujarinë e tyre të ndihmon të kesh më shumë besim në botën e jashtme dhe atë që të rrethon.

Na ndihmon të zgjidhim më mirë problemet

Një studim i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology ka treguar se studentët që jetojnë jashtë dhe që janë në kontakt të përditshëm me kultura të ndryshme, janë më të aftë për të zgjidhur probleme.

Motivi është i thjeshtë: e dinë shumë mirë që nuk ekziston vetëm një zgjidhje për problemet dhe përdorin mendimet e ndryshme për të kërkuar metodën e duhur për të zgjidhur më lehtë një çështje.
/albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori