Një fytyrë siç e ëndërroni vetëm me këto dy përbërës
Një mënyrë se si mund ta pastroni, ta zbardhni fytyrën dhe ta bëni të shëndetshme plot shkëlqim është duke përdorur lëng dhe tul patateje.

Lëngu dhe tuli i patates janë një mënyrë e vjetër natyrale, e cila përdoret kryesisht për ta zbardhur dhe ndriçuar fytyrën, për të larguar njollat, për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, për të ushqyer fytyrat që e kanë lëkurën yndyrore.


Lëngu i patates dhe limoni përmbajnë shumë vitaminë C dhe ndihmojnë që fytyra të ushqehet që nga brendësia, gjë që i jep shkëlqimin natyral nga jashtë. Ky kombinim është shumë efektiv dhe një nga të rrallët që heq hiperpigmentimin dhe njollat e errëta mbi lëkurë.

Kjo përzierje i ndihmon qelizat e trupit për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe të zbardhur rrathët e zinj rreth syve.

Një nga përfitimet kryesore është se ndihmon për të pastruar lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura të saj dhe papastërtitë dhe është efektive edhe për të zhdukur nxirjen nga dielli.

Lëngu i patates dhe limoni janë një ilaç natyral për zbardhimin dhe pastrimin e lëkurës të njohur së miri në botën medicinale. Kombinimi i këtyre përbërësve e bën lëkurë të ketë ngjyrë të njëjtrajtshme dhe largon nxirjen nga dielli, duke hequr njollat.

Përbërësit

1 patate e vogël
1 limon

Përdorimi:

Merrni një patate, qërojeni dhe grijeni, derisa ta ktheni në një masë me tul të butë. Shtrydhni një limon dhe lëngun e tij shtojani tulit të patates.

Përziejini mirë dhe aplikojini në fytyrën e pastër. Lërini të rrinë në fytyrë për 20 minuta. Pas 20 minutash lajeni fytyrën me ujë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori