Industria e kozmetikës po investon gjithnjë e më shumë në produkte organike dhe natyrore. Vaji i ricinit është një nga produktet më të njohura kohët e fundit dhe jo pa qëllim. Është provuar se zvogëlon inflamacionin,
ndihmon për problemet me tretjen apo dhimbjet e barkut.
Shpesh përdoret si pjesë e një detoksi natyral të mëlçisë, pasi
ndihmon procesin e tretjes ndërsa heq metalet e rënda nga mëlçia. Ky vaj i mrekullueshëm ka shumë përfitime dhe për flokët, vetullat dhe qerpikët.
Nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke ndihmuar në rritjen dhe
daljen e
flokëve të rinj.
Ashtu si
nxit trashjen dhe
daljen e
flokëve të rinj, të njëjtin efekt ka edhe tek vetullat. Gjithashtu,
nxit prodhimin e qelizave të reja si dhe ka veti anti-inflamatore në lëkurë. Mund ta përdorni dhe për buzët e çara gjatë stinës së ftohtë, si dhe për këmbët e plasaritura.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 23:20