Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, dy makina dhe një kamion përplasen mes tyre (FOTO)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiran-Durrës.

Siç shihet edhe në fotot e mbërritura në redaksinë e AlbEu.com, në aksident janë përfshirë dy mjete të vogla dhe një kamion.

Nga fotot duket se të treja mjetet kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që nuk raportohet për persona të plagosur.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin krah të autostradës.

/AlbEu.com/


Shtuar 18.04.2023 17:59