Është ajo periudhë e vitit kur të gjithë njerëzit fillojnë të kenë shqetësime nga të ftohtët, viroza të ndryshme, rrufë, grip,
dhimbje fyti.
Dhe nëse zgjoheni edhe ju me një
dhimbje në fyt, atëherë shenjat nuk janë të mira. Gripi është aty. Po si të jeni më të sigurt që dhimbja e fytit të kalojë shpejt?
Mjekja specialiste Maria Marzella Mantione, përcjell një këshillë shumë të rëndësishme edhe të kolegëve të saj për diçka që nuk duhet ta bëni asnjëherë sa herë keni
dhimbje fyti.
“Nuk duhet të hani
ushqime të
ngurta. Sa herë që keni
dhimbje fyti, që dhimbja të kalojë më shpejt, duhet të
eliminoni ushqimet e
ngurta, sepse jua shtojnë dhimbjen. Çdo gjë që e keni të vështirë ta gëlltisni, është mirë ta
eliminoni, sepse irritojnë dhimbjen”,-thotë Mantione.
Ushqime të
ngurta si toast-et, fruta të thata apo edhe të papjekura duhet t’i
eliminoni. Dhe në vend të tyre, supa,
ushqime të buta dhe sa më shumë lëngje. Gjithashtu, Mantione rekomandon një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe mbrëmje.
Shtuar më 10/01/2020,
ora 23:50