Mjekët e quajnë hiperplazi beninje të
prostatës ose BPH, por gjerësisht njihet si zmadhim i
prostatës. Meshkujt me faktor më të lartë risku ndaj këtij problemi janë burrat mbi 60 vjeç, ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës ose kanë një histori familjare të
prostatës.
Më poshtë do të lexoni për
ushqimet që duhen shmangur nga personat me prostatë të zmadhuar.
Mishi i kuq
Autoritetet shëndetësore shprehen se një prostatë e zmadhuar lidhet me një dietë shumë të pasur me mish të kuq. Limitoni sasinë e mishit të kuq dhe zëvendësojeni me mishin e pulës, gjelit të detit dhe peshqve me yndyrë.
Ushqimet e yndyrshme
Shkencëtarët pohojnë se një dietë e pasur në lëndë të yndyrshme mund të ndikojë në zmadhimin e gjëndrës së
prostatës. Kështu që meshkujve të predispozuar nga zmadhimi i
prostatës u këshillohet një dietë e ulët në yndyra të ngopura.
Bulmeti
Duhet të zvogëloni ndjeshëm konsumin tuaj të produkteve të qumështit. Edhe pse nënproduktet e qumështit janë burime fenomenale të kalciumit dhe ulin rrezikun nga osteoporoza, ju duhet t'i limitoni. Përpiquni ta merrni kalciumin nga frutat e thata, arrat, bishtajat, salmoni e sardelet.
Ushqime
pikante
Ushqimet pikante janë ekselente për nepsin tonë, por jo për gjëndrat e
prostatës. Çdo gjë
pikante mund të shkaktojë
acarim të fshikëzës. Në të njëjtën mënyrë, edhe
ushqimet acide shkaktojnë
acarim të fshikëzës. Kështu që sigurohuni t'i mbani larg për të shmangur nevojat urgjente për urinim ose vështirësitë në urinim.
Alkooli dhe kafja
Ashtu si
ushqimet pikante dhe acide, alkooli mund të shkaktojë
acarim të gjëndrës së
prostatës. Sidoqoftë, disa studime, alkooli mund të shkaktojë
acarim të gjëndrës së
prostatës. Sidoqoftë, disa studime sugjerojnë që sasi të moderuara të alkoolit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të vuajtjes nga prostata në të ardhmen për meshkujt.
Ekspertët sugjerojnë që burrat me prostatë të zmadhuar duhet të kufizojnë ndjeshëm konsumin e kafesë. Kjo për shkak se kafeina mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave. Përveç kafesë, pijet me kafeinë duhet të kufizohen gjithashtu.
Shtuar më 18/12/2019,
ora 13:50