Nëse venat tuaja duken më tepër seç duhet në lëkurë, bëni kujdes
Pëlqej
Në rast se lëkura juaj karakterizohet nga një transparencë e venave, përgjithësisht 4 janë arsyet kryesore:

1. Venat e dukshme mund të jenë krejt normale për llojin e lëkurës suaj

Specialistët shprehen se lëkura e zbehtë dhe e hollë ka tendencë të shfaqë vena më të dukshme se e kundërta e saj. Nëse e keni parasysh, të moshuarve ju vihen re lehtësisht venat në duar apo këmbë. Kjo ndodh për shkak se me kalimin e viteve, shtresa e yndyrës bëhet përherë e më e hollë. Një tjetër arsye është fakti se venat e disa personave pozicionohen shumë më në sipërfaqe së të pjesës tjetër.

2. Përgjithësisht ndodh pas aktiviteti të shumtë fizik

Fryrja dhe shfaqja e venave në sipërfaqe të lëkurës gjatë ushtrimeve është mëse e zakonshme. Muskujt vihen në lëvizje dhe venat ngjiten lart. Pas përfundimit të aktivitetit ndodh shfryrja dhe normalizimi i tyre.

3. Gjatë shtatzënisë

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi volumi i gjakut i një gruaje shtatzënë është shumë i madh, ndaj venave u duhet të zgjerohen për të bërë të mundur rrjedhjen e kësaj sasie të lartë. Nëse nuk keni patur më parë vena të dukshme, zakonisht ato zhduken në pak ditë, fill pas lindjes.

4. Koha për të takuar një mjek

Në rastet e mësipërme nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por jo gjithmonë ndodh kështu! Në rast se venat shoqërohen me simptoma si dhimbje kraharori, probleme me frymëmarrjen apo enjtje duhet të bëni më patjetër një kontroll. Të tilla shenja lidhen me sëmundjet venoze, të cilat nuk duhen anashkaluar.
Shtuar më 08/11/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori