Nëse urinoni më shumë se normalisht, rrezikoheni seriozisht nga kjo sëmundje
Pëlqej
Hulumtimet tregojnë se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar 7300 gra diagnostikohen me kancer ovarial.

Problemi është se simptomat e këtij kanceri nuk janë të fshehta, megjithatë ngjasojnë me simptomat e shumë sëmundjeve tjera.

Prandaj është mirë që posa ta keni ndonjërën nga simptomat e kancerit ovarial të bëni një ultrazë apo një test gjaku.

Simptomat më të zakonshme të kancerit ovarial janë

Ndiheni vazhdimisht e fryrë

Keni një bark të ‘ënjtur’

– Nuk ndiheni rehat në zonën e pelvikut

Ndiheni menjëherë e ngopur kur hani, ose keni humbje apetiti

Keni nevojë të urinoni më shpesh se normalisht

– Humbje e padëshirueshme e peshës

Rreziku i këtij kanceri rritet me moshën, ku shumica e rasteve ndodhin pas menopauzës. Rreth tetë në dhjetë raste me këtë kancer diagnostikohen te gratë mbi moshën 50 vjet, edhe pse disa lloje të rralla të këtij kancerit mund të shfaqen edhe te vajzat e reja.

Rrezik shfaq edhe historia familjare me këtë sëmundje sepse mund ta keni trashëguar gjenin fajtor BRCA1 apo BRCA2.
Shtuar më 20/10/2018, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori