Pranoi se është në një lidhje! I dashuri i Beniadës është vëllai i Arbër Hajdarit? (FOTO LAJM)

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka pranuar pak kohë publikisht lidhjen e dashurisë. Por duket se rrjeti ka rënë në gjurmët e partnerit që modelja donte ta mbante mister.

Pse të gjithë po mendojnë se vëllai i Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari është partneri i Beniadës?

1.
Në profilin e Blertit ka vetëm një foto të tij me një vajzë që nuk është e familjes dhe ajo është Beniada. Dhe duhet ta themi se të dy bashkë bëjnë një çift mjaft të bukur.

2.
Pak muaj më parë Arbri ishte i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ përballë vëllait të tij, ku Ed Manushi e pyeti në lidhje me të vëllanë. Ai i tha nëse vë re ndonjë ndryshim te Blerti gjatë kësaj periudhe, ndërsa Arbri u përgjigj shkurt ‘Mirë më duket’, duke shkaktuar të qeshura në studio. Por publikut i shpëtoi ky detaj në atë kohë pasi nuk dihej ende se mes sportistit dhe modeles kishte nisur një histori dashurie.

3.
Modelja ishte e ftuar edhe në dasmën e Arbrit dhe Vlerës, bashkë me kushërirën e saj e cila nuk mungon në asnjë dalje të modeles. Nga ana tjetër, duket se ata gëzojnë edhe bekimin e vëllait të Blertit opinionistit të njohur Arbër Hajdari që e kishte dalluar Beniandën gjatë eksperiencës së saj në Big Brother për natyralitetin dhe spontanitetin.

4.
Së fundmi është publikuar edhe një foto nga Panorama Plus të çiftit ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishajn./albeu.com/