Nëse nuk doni të rrisni fëmijë të paedukuar shmangni këto 5 gabime
Fëmijët janë kapriçiozë, është pjesë e natyrës së tyre dhe shpesh ne tentojmë t’i nënvlerësojmë ata.

Megjithatë, këto qëndrime të vogla mund të kenë pasoja në të ardhmen e tyre.

Një specialiste e njohur e sjelljes së fëmijëve dhe drejtuese e programit “Take Nanny Home“, ka zbuluar 5 sjelljet e prindërve për të cilat, herët a vonë, do të paguajnë pasojat:

1. Të “frikësoheni” nga fëmijët
Për shembull: nëse fëmija dëshiron të pijë qumësht në një filxhan ndryshe nga pjesa tjetër e familjes, prindërit ia japin menjëherë vetëm e vetëm që fëmija të hajë mëngjesin, me frikën se fëmija do të qajë ose nuk do të hajë.
Ky është një gabim i madh. Pse duhet të ketë frikë prindi? Duhet ta lini fëmijën të qajë, të mos i plotësoni gjithmonë tekat e tij/saj.

Mendoni mirë se çfarë po i mësoni fëmijës kur i jepni gjithçka që ai kërkon vetëm për shkak se qan.

2. T’i justifikoni (fëmijët kështu janë)
Nëse justifikoni kapriçot e fëmijës në publik ose në privat me këtë fjali (fëmijët kështu janë), ju e inkurajoni atë të jetë i papërgjegjshëm.

Fëmijët janë në gjendje të menaxhojnë respektin, edukimin, aktivitetet e përditshme, bujarinë, vetëkontrollin. Apo mendoni se fëmija nuk është në gjendje të vendosë ose të qartësojë veten, pa ia thënë ju?
Nëse nuk ua mësoni këto vlera, fëmija kurrë nuk do të mësojë kurrë ta bëjë. Ju duhet të jeni më kërkues ndaj fëmijëve tuaj, që ata të dinë se si të sillen.

3. Të mos i lini të tjerët t’i qortojnë fëmijët tuaj
Një gabim serioz! Nëse më parë mësuesit ose njerëzit e tjerë mund t’i qortonin fëmijët kur silleshin keq, sot është pothuajse e pamundur.

Prindërit e sotëm priren të zemërohen me mësuesit, shpesh pa e ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Duke vepruar kështu, fëmija ndihet sikur ka të drejtë që të sillet keq, pasi as prindërit dhe as mësuesi nuk do të bëjnë asgjë për këtë sjellje të gabuar.

4. Fëmijët para së gjithash
Prindërit kanë tendencë t’i mbrojnë më tepër seç duhet fëmijët e tyre: është e natyrshme shkruan Shkolla e Jetës.

Sidoqoftë, në ditët e sotme disa prindër e ekzagjerojnë, duke lënë në hije jetën dhe shëndetin e tyre mendor për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e fëmijëve të tyre.

Ju nuk mund t’u jepni atyre gjithçka që ata kërkojnë.
Mos harroni se përveç stresit dhe ndikimit në shëndetin tuaj, është gjithashtu jo edukative për fëmijët tuaj, të cilët mendojnë se e kanë ata nën kontroll situatën. Asgjë nuk ndodh nëse, nganjëherë, ju u thoni jo.

5. T’u jepni fëmijëve pajisjet elektronike
Një tjetër gabim shumë i zakonshëm është dhënia fëmijëve pajisjet elektronike për t’i zbavitur: ne duhet t’i mësojmë ata që të jenë të durueshëm, të argëtohen dhe ta shpërqendrojnë veten në një mënyrë tjetër.

Shtuar më 19/08/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori