Njerëzit që kujdesen për shëndetin e tyre e dinë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të lahen produktet ushqimore. Procesi duket shumë i thjeshtë, lëre ujn të rrjedhë dhe ja. Në fakt jo! Më poshtë
keni disa këshilla se si duhet të veproni:
Nëse mendoni se e
keni larë mollën me pak ujë dhe është gati për ta ngrënë, e
keni gabim! Zhyteni në një enë me ujë e sodë buke, mbajeni për 12 minuta dhe ja ku
keni larguar shumicën e kimikateve.
Pak rëndësi ka lloji i lakrës, me të gjitha duhet të veproni njësoj. Mbushni një enë me ujë, shtoni pak uthull dhe zhyteni lakrën për disa minuta. Në këtë mënyrë sapo
keni hequr qafe të gjitha bakteret e mundshme sipas bright side.
Nuk
keni përse ta
lani peshkun, të paktën jo për aq kohë sa nuk do ta hani thuajse të gjallë. Temperaturat e larta vrasin çdo bakter të mundshëm, ndaj
nëse përpiqeni ta
lani s’bëni gjë tjetër veçse rrezikoni përhapjen e baktereve në të gjithë kuzhinën tuaj.
Rekomandohet të
lani paketimin e qumështit, kosit dhe të gjitha produkteve të lëngshme përpara se t’i hapni. Pa mendojeni pak sa pafund duar i prekin, sa baktere hyjnë lehtësisht brenda.
Çdo lloj orizi ka nevojë të shpëlahet 3- 4 herë para gatimit. Rreziku kryesor nuk është pluhuri, por niseshteje që shërben për ta mbajtur orizin të grumbulluar.
Shtuar më 20/11/2018,
ora 17:19