Përditësimi i ri i WhatsApp, çfarë do të ndryshojë në lidhje me grupet?

WhatsApp po punon për një veçori të re që do t’i lejojë përdoruresit të largohen nga besedat në grup pa u njoftuar anëtarët e tjerë.

Lajmi për përditësimin vjen pasu një sërë veçorish të reja u prezantuan këtë muaj në aplikacionin jashtëzakonisht të popullarizuar të mesazheve, i cili numëron më shumë se 2 miliard njerëz në mbarë botën në mesin e përdoruesve të tij.

Versioni i ri i WhatsApp në Android, iOS dhe Desktop i lejon përdoruesit të reagojnë ndaj mesazheve individuale me emoji, duke shtuar gjithashtu deri në 512 persona në grupe.

Tani njerëzit që i bashkohen grupeve së shpejti mund të largohen prej tyre në heshtje në mënyrë që të mos ofendojnë anëtarët e tjerë ose të tërheqin vëmendje për mungesën e tyre. /independent


Shtuar 8.06.2022 15:28