Nëse keni këto gjëra në banjon tuaj, hiqini menjëherë
Nëse keni gjërat më poshtë në banjon tuaj, por kanë kohë aty, duhet të bëni kujdes.

Ato mund të bëhen një burim bakteresh dhe nga kjo mund të sëmureni.

Sfungjeri i trupit

Specialistët sugjerojnë ta ndërroni një herë në muaj, pasi në momentinsfungjeri laget, në mes të fibrave krijohen kërpudha, baktere dhe myk duke ju krijuar infeksion në lëkurë. Hidheni sfungjerin në momentin që ka një njollë të dukshme ose erë, të cilën nuk e kishte në momentin që e hapët.

Pasta e dhëmbëve

Rregulli është i tillë: kur pasta ka shije ose aromë të çuditshme hidheni. Përgjithësisht një pastë mund të mbahet për 12- 18 muaj; pas kësaj periudhe kohore fluori nis të humbasë fuqinë e tij, përbërësit ndahen ose kristalizohen dhe aroma freskuese nuk ndihet më. Për ta mbajtur pastën në kushte sa më të mira ruajeni në një vend të freskët.

Sapuni

Njësoj si vera, një sapun i pahapur zgjat për vite me radhë. Gjërat ndryshojnë kur ai bie në kontalt qoftë një herë të vetme me ujin. Nëse sapuni zbutet dhe zbardhet këto janë dy shenja që tregojnë se ai është ndotur dhe nuk duhet ta përdorni më. Mundohuni të mos e lini vazhdimisht në ujë pasi do të shndërrohet në një ekosistem mjaft të favorshëm për mikroorganizmat.
Shtuar më 30/10/2020, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori