Nëse keni kaq kohë që e keni blerë lavatriçen, duhet ta ndërroni
Pëlqej
Elektroshtëpiaket janë produkte të cilat na marrin gjithmonë kohë dhe vëmendje të madhe para se të vendosim për blerjen e tyre, për shkak se janë të kushtueshme por edhe për faktin sepse këto pajisje janë ndihma jonë më e madhe në familje.

Faktorët që ndikojnë në nxitjen për blerjen e elektroshtëpiakeve të reja nga një studim i Dhjetor 2017 në Shtetete e Bashkuara kemi të dhënat si më poshtë:

Çdo vit prodhuesit e elektroshtëpiakeve prezantojnë modelet e reja të pajisjeve të cilat mbeten të njëjta përsa i përket qëllimit bazë për të cilin janë krijuar, por modifikohen për t’iu përshtatur stilit të jetesës së diteve të sotme.

Ristitë e frigoriferëve modernë

Në frigoriferë ajo çka ofrojnë modelet më të fundit janë:

1. Motor inverter “direct drive”, i cili siguron 32 % kursim të energjisë elektrike.


2. Ftohje me ajër, siguron që frutat e perimet të mos ngrijnëe dhe të mbeten të freskëta për një kohë më të gjatë.
3. Sensor lagështie që nuk lejon dehidratimin e frutave e perimeve.
4. Komandim nga telefoni me Wi-Fi, lidhje e drejtëpërdrejtë me qëndrën e servisit kudo ku jeni për asistencë.

Çfarë të rejash sjellin lavatriçet e gjeneratës së fundit?

1.Vlen të theksojmë sërish motorin “direct drive” i cili siguron punim të qetë dhe kursim në energji.
2. Larja e rrobave me shkume , siguron ruajte të fibrave e ngjyrave të rrobave.
3. Vetë-kontrollin e sasisë së detergjentit nga pajisja në varësi të peshës së rrobave.
4. Larje me avull per rrobat delicate apo dhe shtimin e rrobave edhe nese ka filluar procesi i larjes.

Zëri i fundit i teknologjisë së kondicionerëve

Kondicionerët janë një ndër pajisjet elektroshtepiake më të domosdoshme dhe të kushtueshme. Evolimi i tyre në 10 vjeçarin e fundit është shumë i madh. Veçojme kondicioneret “Inverter”, të cilët jo vetëm ulin konsumin e energjisë por sigurojnë efiçencë maksimale edhe në temperatura ekstreme nga – 10 deri në + 45⁰.



Sistemi “plazma” është përgjegjës për përmirësimin e cilësisë së ajrit në shtëpi duke siguruar pastrimin e tij nga bakteriet dhe lagështira. Modelet e reja ofrojnë gjithashtu komandimi e tij me WiFi nga telefoni.

Kur është koha e duhur për të blerë elektroshtepiake të reja?

Për shkak të vlerës së konsiderueshme që këto pajisje kanë, nuk janë lehtësisht të ndryshueshme. Perveç rasteve kur ndryshimi i tyre është domosdoshmëri do donim t’ju informonim dhe me periudhat kur këto pajisje marrin uljet më të mëdha. Koha më e përshtatshme ka lidhje me sezonin kur ato jane më shumë të nevojshme dhe shitesit e elektroshtepiakeve ofrojne ulje drastike të çmimeve të tyre.

Ofertat me të mira I gjeni në muajt Gusht, Tetor dhe Janar, gjithashtu edhe në periudha festash apo ofertash me kohë të limituar.

Gjatë muajit Gusht uljet më të mëdha janë në produktet e sezonit si kondicionerë dhe frigoriferë, kjo njihet si periudha kur bëhen likujdime të mëdha në këto produkte. Ne Gusht perfitohet jo vetëm nga vlerat e ulëta të blerjes së frigoriferëve e kondicionereve por edhe nga shërbimet plotësuese që ofrohen me çmime të reduktuara siç është transporti, garancia apo instalimi i kondicionerëve.
Shtuar më 25/09/2018, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori