Qëllohet me breshëri plumbash makina e biznesmenit, aktivistit i PD
Nëse ju bien flokët, vuani nga kjo sëmundje
Pëlqej
Meshkujt të cilëve u bien flokët apo u thinjen në një moshë të re janë pesëfish më të prirur të rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit, edhe rënia e flokëve dhe thinja e parakohshme e flokëve shërbejnë si indikatorë të fortë të rrezikut për sëmundjezemrës.

Studimi ka krahasuar 790 meshkuj me sëmundjeartereve koronare nën moshën 40 vjet, dhe 1.270 meshkuj të shëndetshëm të moshës së njëjtë.

Pastaj studiuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kishin zbuluar se meshkujt e rinj me sëmundjeartereve koronare janë dukshëm më të prirë të kenë thinja të parakohshme apo t’u bien flokët sesa individëve të shëndetshëm.

Në fakt, rënia e flokëve te meshkujt ishte ndërlidhur me një rrezik 5.6 fish më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të artereve koronare, ndërsa thinja e parakohshme ishte ndërlidhur me rrezik 5.3 fish më të madh,transmeton Telegrafi.

Veç këtyre, edhe obeziteti, diabeti, shtypja e lartë e gjakut, historia familjare, indeksi i masës trupore, etj., kishin qenë indikatorë të sëmundjeve të zemrës.
Shtuar më 20/05/2018, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori