Meshkujt të cilëve u bien flokët apo u thinjen në një moshë të re janë pesëfish më të prirur të rrezikohen nga sëmundjet e
zemrës.
Sipas studimit, edhe rënia e
flokëve dhe
thinja e parakohshme e
flokëve shërbejnë si indikatorë të fortë të rrezikut për
sëmundje të
zemrës.
Studimi ka krahasuar 790 meshkuj me
sëmundje të artereve koronare nën moshën 40 vjet, dhe 1.270 meshkuj të shëndetshëm të moshës së njëjtë.
Pastaj studiuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kishin zbuluar se
meshkujt e rinj me
sëmundje të artereve koronare janë dukshëm më të prirë të kenë
thinja të parakohshme apo t’u bien flokët sesa individëve të shëndetshëm.
Në fakt, rënia e
flokëve te
meshkujt ishte ndërlidhur me një rrezik 5.6 fish më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të artereve koronare, ndërsa
thinja e parakohshme ishte ndërlidhur me rrezik 5.3 fish më të madh,transmeton Telegrafi.
Veç këtyre, edhe obeziteti, diabeti, shtypja e lartë e gjakut, historia familjare, indeksi i masës trupore, etj., kishin qenë indikatorë të sëmundjeve të
zemrës.
Shtuar më 09/11/2018,
ora 10:31